Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaBlinken: SHBA në bisedime me aleatët evropianë për ndalimin e importit të...

Blinken: SHBA në bisedime me aleatët evropianë për ndalimin e importit të naftës ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është shprehur të dielën se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, dje fola në telefon me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar mundësinë e ndalimit të importit të naftës ruse duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore,” tha ai për CNN.

“Ky është një diskutim shumë aktiv ndërsa flasim,” shtoi Blinken.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë një mori sanksionesh kundër Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës muajin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments