Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se kryeministri i Izraelit Naftali Bennet ka udhëtuar për Moskë dhe është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Siç shkruan Reuters, konfirmimin për takimin e ka bërë zëdhënësi i Bennet.
Derisa gazetari izraelit Barak Ravid i “Walla News”, ka treguur se sipas zyrës së Bennet, takimi kishte zgjatur dy orë e gjysmë. Bennet ishte nisur për Moskë në orët e para të mëngjesit.
“Zyra e Kryeministrit konfirmon: Kryeministri Naftali Bennett ndodhet në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin për rreth dy orë e gjysmë. Kryeministri u nis sot në orët e para të mëngjesit për në Moskë, pas bisedës që u zhvillua mes liderëve të mërkurën e kaluar. Në takim merr pjesë edhe ministri i Ndërtimit dhe Banimit, Zeev Elkin, i cili ka ndihmuar në përkthim”, ka shkruar Ravid në twitter.
Ravid në një “tweet’ të më hershëm ka thënë ky udhëtim ishte bërë në mënyrë sekrete.