Sunday, November 24, 2024
HomeBotaJohnson: Putini po sillet siç sillej Millosheviqi në vitet e fundit, po...

Johnson: Putini po sillet siç sillej Millosheviqi në vitet e fundit, po e bën gabimin e njejtë katastrofik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një intervistë për prestigjiozen “El Pais”, është pyetur për fjalimin e tij në Parlamentin britanik ku e ka krahasuar Vladimir Putinin me Sllobodan Millosheviqin.

Johnson thotë se ai beson që është një analogji tepër e ngusht në mes të sjelljeve aktuale të Vladimir Putinit me ato që Sllobodan Millosheviq kishte bërë në vitet e fundit.

“Është shumë interesante që të dy liderët kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy autokratë që synonin rritjen, që kërkonin të forcojnë pozicionin e tyre të brendshëm, dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste”, ka thënë kryeministri Johnson.

Johnson thotë se Sllobodan Millosheviq kishte tentuar të bindte serbët se Fushë Kosova është vendi ku “nacionalizmi dhe kombi serb kishte lindur”, dhe thotë se kishte tentuar t’i inspironte serbët me idenë e gabuar” që ai vend “duhej çliruar dhe shpëtuar”.

“Sllobodan Millosheviq e kishte identifikuar vendin e lindjes së nacionalizmit serb, në të vërtet kombit serb, në Fushë Kosovë, dhe ai inspiroi njerëzit e tij me këtë ide të gabuar, që ai [vend], duhej çliruar dhe shpëtuar” ka thënë Johnson.

Ai thotë se ekziston një ngjashmëri shumë e madhe mes këtij gabimi katastrofik të Sllobodan Millosheviqit dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievnin, origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij ndaj Ukrainës.

Johnson ka folur tutje edhe për çështjen e Gjykatës së Hagës dhe provave kundër Rusisë.

“Kur bëhet fjalë për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kjo është një çështje e tyre. Do të duhej të ishte mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të trajtohet në Holandë” ka thënë tutje Johnson./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments