Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka plane që të shpallë gjendje lufte në Rusi.
Gjatë një takimi me punëtorët e kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, presidenti rus tha se një vendim i tillë do të ndërmerrej vetëm në “rast të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.
“Por, ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj që të mos kemi një të tillë”, tha ai.
Ka pasur zëra se Putini po planifikonte që të vinte në fuqi ligjin ushtarak – që nënkupton që ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të Qeverisë.
Putin tha se masa të tjera të jashtëzakonshme që mund të përdoren në rast të një “kërcënimi të jashtëm të shkallës së gjerë”, por ai tha se nuk e ka në plan që të ndërmarrë as këto masa./