Stafi i një televizioni rus ka bërë paraqitjen e fundit pasi pushteti i Putinit në Rusi ua ka ndaluar transmetimin shkaku i raportimit për luftën në Ukrainë.
Gazetari në paraqitjen e fundit të tij para mbylljes ka thënë “Nuk kalojnë dhe Jo luftë” dhe më pas është larguar nga studio televizive së bashku me stafin, shkruan BBC.
Rregullatori i telekomunikimit rus ka akuzuar këtë televizion për “nxitje të ekstremizimit, abuzim me qytetarët rus, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe inkurajim të protestave”.