Kryetari i qytetit Mariupol, Serheiy Orlov, i ka thënë BBC-së se ushtria ruse po vazhdon bombardimet në Mariupol edhe pse u dakordua për armëpushim. Për këtë arsye evakuimi është ndalur sepse s’është i sigurt
Ai tha se me bombardimet e vazhdueshme është e pamundur që të evakuohen popullata.
“Nuk është e sigurtë që të dilet në rrugë”, ka thënë ai.
Pak minuta më parë nënkryetari i Mariupolit i tha BBC-së se qyteti ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.