Saturday, November 23, 2024
HomeBotaUshtria ruse pezullon bombardimet në Ukrainë në ora 10:00, për të lejuar...

Ushtria ruse pezullon bombardimet në Ukrainë në ora 10:00, për të lejuar evakuimin e qytetarëve

Forcat ruse do të pezullojnë bombardimet këtë mëngjes për të lejuar qytetarët ukrainas të qytetit Mariupol dhe Volnovakha që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Reuters citon agjencinë e lajmeve Interfax.

“Forcat ruse do të ndalojnë bombardimet në ora 10:00 me kohën lokale të Moskës për të lejuar kooridorin humanitar në qytetet Mariupol dhe Volnovakha, ka deklaruar ministria e mbrojtjes ruse”, raporton Interfax.

Kryetari i Mariupol dje ka deklaruar se qyteti është bllokuar nga forcat ruse dhe për këtë shkak ka mungesë të ujit, ngrohjes, rrymës dhe rezervave të ushqimit.

“Duan ta fshijnë Mariupolin dhe qytetarët e Mariupolit nga faqja e dheut”, tha ai duke përshkruar bombardimet nga ushtria ruse të banesave dhe spitaleve.

Qyteti-port Mariupol ka 400 mijë banorë edhe është target strategjik për Rusinë. Nëse e merr nën kontroll qytetin atëherë ia mundëson të ndërtojë një korridor të gjatë me gadishullin e Krimesë të cilin e ka aneksuar në vitin 2014.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments