Monday, November 25, 2024
HomeBotaPutin: Mos vendosni më shumë sanksione ndaj nesh

Putin: Mos vendosni më shumë sanksione ndaj nesh

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të premten, 4 mars, ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë, që të mos “ekzagjerojnë situatën” duke vendosur më shumë sanksione ndaj shtetit të tij.

Presidenti rus ka folur në një takim qeveritar që është transmetuar në kanalin shtetëror, Rossiya 24.

“Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë”, ka pretenduar Putin.

Ai ka thënë se Qeveria e tij “nuk sheh nevojë” që fqinjët të marrin veprime shtesë, të cilat do të “bëjnë marrëdhëniet tona edhe më të këqija”.

“Mendoj që secili duhet të mendojë si të normalizojmë marrëdhëniet, të bashkëpunojmë normalisht dhe të zhvillojmë marrëdhënie normalisht”, ka shtuar ai.

Kjo deklaratë vjen pasi ministrat e Jashtëm të Perëndimit janë mbledhur në Bruksel për të shqyrtuar mundësi si të rrisin presionin ndaj Rusisë.

Putin po ashtu ka përsëritur pretendimet paraprake se të gjitha veprimet e marra nga ushtria ruse janë bërë “ekskluzivisht si përgjigje ndaj disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Ai ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments