Një zëdhënëse e kryeministrisë e quajti situatën “shumë shqetësuese”. PA Media raporton se zëdhënësja tha se të dy udhëheqësit ranë dakord që Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit dhe të lejojë qasje të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral.
“Kryeministri tha se veprimet e pamatura të presidentit Putin tani mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka që mundej për të siguruar që situata të mos përkeqësohej më tej”, ka thënë ajo.
Kryeministri tha se do të kërkonte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në orët e ardhshme dhe se Mbretëria e Bashkuar do ta ngrejë këtë çështje menjëherë me Rusinë dhe partnerët e ngushtë.
“Të dy udhëheqësit ranë dakord që një armëpushim ishte vendimtar”.