Vladimir Putin ka akuzuar forcat ukrainase se po përdorin civilët si “mburoja njerëzore”.
Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, i ka përshkruar ushtarët rus si ‘heronj të vërtetë” dhe megjithëse pranoi se ‘kanë humbur disa qytete të vogla”, ai këmbëngul se operacioni ushtarak special në Ukrainë po shkon ‘sipas planit’.
Ai tha se ukrainasit dhe rusët janë “një popull” por se ukrainasit janë “të rrezikuar” dhe u është “shpërlarë truri”.
Putin tha se trupat ruse po sigurojnë korridore humanitare për civilët në mënyrë që ata të largohen.