Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaMehaj: Bota ka ndryshuar, NATO’s i duhet Kosova

Mehaj: Bota ka ndryshuar, NATO’s i duhet Kosova

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se NATO’s i duhet Kosova, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në brezat e ardhshëm në botë.

Kjo pasi sipas tij bota ka ndryshuar dhe NATO duhet që ta pranojë Kosovën.

“NATO-s i duhet Kosova. Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme. Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut. Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura. NATO-s i duhet Kosova. I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.  Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

NATO-s i duhet Kosova

Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme.

Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.

NATO-s i duhet Kosova.

I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.

Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin.

Vendosmëria e NATO-së për mbrojtjen e këtyre vlerave, shpëtoi vendin dhe popullin tonë nga gjenocidi.

Ne e dimë më së miri vlerën e mbrojtësit të jetërave të njerëzve të pambrojtur nga e keqja.

Ne e dimë më së miri vlerën e luftëtarit kundër abuzimeve masive të të drejtave të njeriut.

Me NATO-n  qëndruam dhe qëndrojmë përkrah në operacionin KFOR në vendin tonë.

Me SHBA-në përkrah ishim në operacionin e stabilitetit në Kuvajt dhe do të jemi bashkë edhe në operacione tjera.

Me NATO-n përkrah ishim dhe jemi në operacionin humanitar për evakuimin e refugjatëve afgan.

Ne jemi të gatshëm edhe sot si partner e anëtar i NATO-s kudo që vlerësohet se mund të kontribuojmë.

Krahas forcave tona, gjithçka që krijuam në Republikën e Kosovës, e bëmë së bashku me NATO-n dhe vendet anëtare të saj.

Andaj Forca jonë, gjithçka që disponojmë është e ndërveprueshme me NATO-n.

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit në NATO kërkon kohë dhe durim.

Por momentumi i tashëm në mjedisin e ri të sigurisë, kërkon tani kontributin tonë në NATO.

Kërkon tani anëtarësimin tonë.

Duam më shumë Kosovë në NATO.

Dhe më shumë NATO në Kosovë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments