Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaFluksi i refugjatëve ukrainas, Çekia shpall gjendje emergjente

Fluksi i refugjatëve ukrainas, Çekia shpall gjendje emergjente

Qeveria çeke ka shpallur gjendje emergjente nga e premtja në pritje të fluksit të madh të refugjatëve që po largohen nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, raporton CNN.

“Ne po e implementojmë për arsye teknike, ashtu që të mund ta përballojmë fluksin e refugjatëve”, ka thënë kryeministri çek Petr Fiala.

“Në asnjë mënyrë kjo nuk do t’i prekë qytetarët çekë”.

Gjendja emergjente do të jetë në fuqi për 30 ditë, por mund të vazhdojë nëse është e nevojshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments