Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaU kapën me 1 kilogram kokainë, kërkohet paraburgim për dy të pandehurit

U kapën me 1 kilogram kokainë, kërkohet paraburgim për dy të pandehurit

Dy persona janë arrestuar të mërkurën rreth orës 07:00 në lagjen Dardania III në Pejë, pasi që iu është gjetur dhe sekuestruar 1090 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarve iu është sekuestruar edhe një pistoletë me 15 fishekë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve F.B. dhe D.G. nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore  deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. ​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments