Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaÇka ka ndodhur që prej dje në Ukrainë?

Çka ka ndodhur që prej dje në Ukrainë?

Zhvillimet kryesore në Ukrainë në nisjen e ditës së tetë të luftës.

Të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në orët e para të së enjtes në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv.

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Deri në 15,000 njerëz janë të strehuar në stacionet e metrosë së Kievit.

Forcat e Armatosura në Suedi njoftuan se të mërkurën katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë.

Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Mijëra shkencëtarë rusë kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që “të ndalojë menjëherë gjakderdhjen”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments