Thursday, November 28, 2024
HomeBotaÇfarë po flet Vuçiq: Lobistët shqiptarë e kanë prezantuar planin për përjashtimin...

Çfarë po flet Vuçiq: Lobistët shqiptarë e kanë prezantuar planin për përjashtimin e Rusisë nga OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ua ka lënë fajin lobistëve shqiptarë për prezantimin e një plani për përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara.

“Unë tashmë shoh iniciativa në vende të caktuara dhe e them këtë sepse po e ndjekim dhe siç e imagjinojnë shqiptarët në Kosovë dhe disa të tjerë. Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë”, tha Vuçiq.

“Është e mundur apo jo – nuk e përjashtoj fare këtë mundësi. A do të thotë dikush që teknikisht nuk është e mundur, mendova se gjithçka nuk ishte e mundur dhe në këto tre-katër ditë pashë se është e mundur”. ka thënë Vuçiq.

Këto deklarata ai i bëri pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Serbia e dënoi pushtimin rus dhe votoi për këtë rezolutë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments