Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosovaI përmendi edhe Agim Çeku, kush janë merecenarët e Wagner Group që...

I përmendi edhe Agim Çeku, kush janë merecenarët e Wagner Group që po e kërkojnë kokën e Zelenskiyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shndërruar në figurën qendrore të rezistencës së Ukrainës kundër pushtuesit rus. Vendimi i Zelenskyt që të qëndrojë krah ushtarëve dhe popullatës civile në mbrojtje të Ukrainës u ka dhënë motiv ukrainasve, gjë që i ka hapur telashe të mëdha Putinit dhe Rusisë në synimin e tyre për një pushtim të shpejtë të Ukrainës. Duke parë se Zelenskey është shndërruar në një hero i ukrainasve dhe të botës demokratike, kanë qarkulluar edhe shumë informacione se mund të synohet eliminimi fizik i tij.

Përveç një grupi çeçenesh të Kadyrovit që thuhej që po e planifikonin vrasjen e Zelenskeyt e që janë eleminuar sipas deklaratave zyrtare nga Ukraina, është përmendur edhe “Wagner Group”, grup për të cilin e ka folur të martën në Pressing të T7 edhe ish-kryeministri dhe ish-komandanti Agim Çeku.

Por kush janë “Wagner Group” dhe çfarë bëjnë?

“Wagner Group” është një grup mercenarësh, një kompani private ushtarake e Rusisë e cila është sanksionuar nga Bashkimi Evropian për abuzim me të drejtat e njeriut. Siç shkruajnë mediat, ky grup është duke operuar në Kyiv me urdhra nga Kremlini për ta vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskey.

Ky grup është akuzuar se ka bërë punë të kontraktuar nga Qeveria Ruse dhe ka kryer aksione në pjesë të ndryshme të botës. Ka prezencë në Libi, Siri, Mozambik, Mali, Sudan dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Nga tetori i vitit 2015 e deri të paktën në vitin 2018, “Wagner Group” kanë luftuar përkrah regjimit të Bashar Al-Assadit në Siri.

Besohet se themeluesi këtij grupi është Dimitry Utkin, një ish-gjeneral rus që ka shërbyer në inteligjencën e Federatës Ruse ose GRU.

Kjo njësi e mercenarëve në hije u përfshi gjithashtu në konfliktin e Donbasit në vitin 2014, duke përfshirë Krimenë, duke luftuar siç thonin “fashistët ukrainas”. Disa ekspertë kanë se Utkin dhe mercenarët nën kontrollin e tij janë “ironikisht” vetë neonazistët.

 Çfarë është Grupi Wagner?

I themeluar në fillim të vitit 2014, Wagner Group është një kompani private ushtarake dhe e sigurisë që besohet se përdoret nga Kremlini për të përmbushur objektivat e tij strategjikë, edhe pse Moska i ka mohuar pretendime të tilla.

Një raport i Bloomberg i vitit 2017 vlerësoi se grupi ka deri në 6 mijë mercenarë.

Në dokumenta, Wagner Group është në pronësi private, por menaxhimi dhe operacionet e tij janë “thellësisht të ndërthurura” me ushtrinë dhe komunitetin e inteligjencës ruse, thotë Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Në një raport të publikuar në shtator 2020, CSIS shpjegon se pas Luftës së Ftohtë, kompanitë private të sigurisë (PSC) dhe kompanitë private ushtarake (PMC) u bënë shumë të kërkuara nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë. Këto milici janë në thelb “ushtarë të pavarur” që vijnë me çmim të ulët dhe janë më efikas se një forcë e rregullt ushtarake, sepse mund të vendoset një numër i vogël luftëtarësh për një mision të synuar. Për më tepër, grupe të tilla janë më pak të përgjegjshme.

Grupi Wagner gjithashtu është akuzuar për mizori. Në dhjetor 2021, BE vendosi sanksione ndaj 8 individëve dhe tre subjekteve nga grupi në lidhje me dyshimet pwr shkeljet  të të drejtave të njeriut në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Wagner Group ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të nxitur dhunën, për të plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civilët në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, kishin deklaruar nga BE-ja.

BE ka akuzuar grupin për tortura, ekzekutime dhe vrasje arbitrare dhe “aktivitete destabilizuese” në rajone si Donbas në Ukrainë.

Kush është Dmitri Utkin?

Një ish-kolonel i forcave speciale, Dmitry Utkin thuhet se është themeluesi dhe komandanti i Wagner Group, i identifikuar si – “Wagner PMC”. Siç shkruan gazeta “The Print.in”, ende nuk është provuar nëse Utkin e krijoi grupin vetë apo me urdhër të qeverisë ruse.

Ai shërbeu në të dy luftërat çeçene (1994-96 dhe 1999-2009) dhe gjithashtu mori pjesë në operacionet ruse kundër Ukrainës në 2014.

Deri në vitin 2013, Utkin shërbeu në GRU, duke fituar gradën Nënkoloneli. Ai ishte gjithashtu për pak kohë pjesë e një tjetër PMC, Moran Security Group.

Marsin e vitit 2020, ishin shfaqur fotografi në internet që supozohet se tregonin tre tatuazhe në kockat e jakës së Utkin dhe logot e gjoksit të lidhura me “Waffen-SS”, një njësi ushtarake e organizatës “SS” e krijuar nga Partia Naziste Gjermane.

Në një studim të botuar në revistën jofitimprurëse Res Publica, Lukas Andriukaitis, Drejtor i Asociuar në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore Dixhitale të Këshillit Atlantik (DFRLab), shpjegoi prirjet neo-naziste të këtyre tatuazheve.

“Duke i hedhur një vështrim më të afërt fotove, në trupin e Z. Utkin mund të shihen skedat e jakës naziste me logon Waffen SS në të majtë dhe grada ushtarake në të djathtë. Më poshtë në gjoks mund të shihni shqiponjën Reichsadler. Të tre tatuazhet janë mallra nga Waffen-SS, një njësi ushtarake e organizatës SS e kuruar nga Partia Naziste Gjermane”, ka shkruar Andriukaitis.

Në dhjetor 2016, Utkin u fotografua në një pritje në Kremlin, ku thuhet se u dekorua me një nder ushtarak për shërbimet e tij në Ukrainë. Uebfaqja ruse e lajmeve Fontanka kishte publikuar foton në Twitter.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments