Më shumë se 20 persona janë plagosur në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook të martën, raporton CNN.
Gjithashtu, raportohet se ka persona të cilët kanë mbetur nën rrënoja.
“Si pasojë e granatimeve me artileri, një ndërtesë e administratës shtetërore dhe godina ngjitur u dëmtuan. Njerëzit janë bllokuar nën rrënoja. Shefi i operacioneve të shpëtimit mësoi se mbi 20 persona janë plagosur”, tha një pjesëtar i shërbimit në video.
“Janë tetë skuadra shpëtimi emergjente në vend që po punojnë… Puna vazhdon”, tha ai.