Por për momentin, bora thjesht shton shqetësimet për banorët e kryeqytetit ukrainas, transmeton Indeksonline.
Bora e papritur është shqetësuese, teksa mijëra njerëz janë strehuar në bodrume të pangrohura, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin.
Për momentin, infrastruktura kryesore e qytetit është në rregull. Energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur, pasi një kolonë e gjatë ushtarake ruse po afrohet në qytet./