Ministrat e Energjisë nga vendet e Bashkimit Europian janë pajtuar të hënën që urgjentisht të lidhin sistemin e energjisë së Europës me rrjetin e Ukrainës, një lëvizje që do ta rriste pavarësinë nge Rusia pas pushtimit të vendit nga Moska
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, furnizuesi kryesor i Europës me gaz, kanë rritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me energji elektrike dhe ka rritur prodhimin nga vendet e Bashkimit Europian për importimin e lëndës së parë për energji.
“Kishte një dokordim te të gjitha palëve në tavolinë. Bazuar në këtë, ne do të lëvizim përpara … ta lidhim sistemin elektronik të Ukrainës sa më shpejt që është e mundur”, tha komisionari për Energji, Kadri Simson pas këtij takimi, transmeton GazetaExpress.
Ukraina shkëputi rrjetin elektrik nga Rusia javën e kaluar dhe ka kërkuar për sinkronizim emergjent me sistemin europian. Kjo do të thotë që Rusia nuk do të këtë më kontroll teknike në rrjetin e Ukrainës, të tilla gjëra si frekuenca e rrjetit. etj. Zyrtarët e BE-së kanë thënë që lidhje mund të kompletohet brenda javëve.
Simson tha që është e mundshme që Rusia të “marrë hapa hakmarrës” që ndikojnë në furnizimin me energji në Europë, si kundërpërgjigje për sanksionet e perëndimit, por me rezervat e gazit dhe rritjen e gazit natyror likuid bën që Europa ta kalojë këtë dimër me këto rezerva.
Komisioni javën e ardhshme do të propozojë një kërkesë për vendet që të mbushin rezervat e gazit në nivel minimum para dimrit, për t’u forcuar kështu nga ndonjë rritje e paarsyeshme e çmimit, thuhet në një draft plan që e ka parë Reuters.
Propozimet po ashtu do të përfshin masat për shpërndarjen më të shpejt të energjisë së rinovueshme, pasi që Brukseli e rithekson nevojë për t’u larguar nga fosilet e lëngjeve djegëse – jo vetëm si masë për ndryshimet klimatike, por edhe si masë sigurie.
Për të arritur synimet e tyre për klimën deri më 2030, BE pret që të reduktojë konsumimin e gazit më shumë se në 25 për qind, në nivele të 2015, edhe pse gazi pritet që të mbetet lënda kryesor për energjinë në Europë për së paku edhe dekadën e ardhshme.
“Ne duhet të punojmë për të zhvilluar energji që emeton më pak karbon, burimeve të rinovueshme. kështu që ne nuk do të jemi më të varur nga gazi”, tha ministrja i tranzicionit ekologjik, Barabara Pompili, e cila kryesoi takimin e ministrave.
Rusia furnizon rreth 40 për qind të Europës me gaz. Rregullat e BE-së kërkojnë që çdo vend anëtarë të këtë një plan që t’ju përgjigjet furnizimeve me gaz në rast të krizave, të cilat ata i kanë rishikuar javën e fundit.
Analistët kanë thënë që ndalimi i plot ose i zgjatja e furnizimit me gaz nga Rusia për Europën do të shkaktonte goditje të rëndë ekonomike, ku do të merreshin masa emergjente që do dërgonin të mbyllja e fabrikave.
Çmimet holandeze të gazit u rritën për 11 për qind të hënën, pas shqetësimeve për ndërprerje të furnizimit me gaz nga Rusia. Gazprom tha se po furnizonte me gaz përmes Ukrainës në përputhje me kërkesat e konsumatorëve të tyre europian.
Ministrat e BE po ashtu kanë diskutuar propozimin e Greqisë për një fond të ri të BE-së për të ofruar kredi me interes të ulët për të ndihmuar qeveritë të financojnë masat për çmimet e larta të energjisë.
Rritja e çmimeve të gazit muajve të fundit ka rritur faturat për ekonomitë familjare dhe industritë, duke bërë që shumica e qeverive të 27 vendeve të BE-së të ofrojnë subvencione në pagesat e faturave të qytetarëve.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë pasojat e pushtimit rusë për çmimet e energjisë dhe sigurimin e energjisë”, tha ministri i energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas