Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të me golin e Salva Sevilla të realizuar nga pika e bardhë.
Pas gjysmë ore lojë, epërsia e skuadrës vendase në Visit Mallorca Estadi u dyfishua me golin e Angel Rodriguez (30’).
Pas një rivënie anësore që shkoi në drejtim të zonës, Vedat Muriqi vrapoi drejt qendrës duke e goditur topin me kokë dhe duke e nxjerrë bashkëlojtarin e tij përballë portierit.
Në këtë situatë, Angel nuk e pati të vështirë vetëm t’ia ndërronte drejtimin topit drejt portës.