Të martën luhet ndeshja mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain.
Në kuadër të Champions League, PSG dhe Real Madrid kontestojnë njëra tjetrën në fazën e 1/16-ës së finales.
Para kësaj ndeshje, skuadra e PSG ka marrë disa lajme të mira lidhur me brazilianin Neymar JR.
Neymar ka munguar tash e disa muaj, si pasojë e një lëndimi.
Megjithatë, raportimet e fundit nga RMC Sport bëjnë të ditur se lojtari do të luajë ndaj Real Madrid.
Ndeshja e Champions League është me rëndësi të veçantë për PSG, pasi në Ligue 1 kanë një diferencë komode në krye të tabelës.
Rikthimi i Neymar i jep një shtysë të madhe skuadrës së PSG, ndaj një rivali të fortë si Real Madridi.