Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit.
Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt nuk ka arritur akoma të përmbush pritshmëritë e tij te Juventus, që prej transferimit nga Ajax
Lojtari lidhet tash e sa kohë me një largim të mundshëm nga Juventus, dhe mediat në Itali vetëm sa shtyjnë më shumë përpara këto raportime.
Thuhet tashmë se Barcelona dhe Chelsea janë duke monitoruar nga afër situatën e lojtarit, përcjell lajmi.net.
De Ligt, në kohën kur zgjodhi kalimin te Juventus, ishte afër kalimit te Barcelona.
Katalanët e kanë lojtarin në listën e dëshirave qysh nga ajo kohë dhe mund të bëjnë lëvizjen e tyre tani në verë.