Distria Krasniqi e ka nisur mbarë në Paris. Por, janë eliminuar Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.
Akil Gjakova është përshëndetur me Grand Slamin e Parisit.
Në kategorinë deri 73 kg, Akili u përball me Shakhran Akhadov nga Uzbekistani në rundin e dytë, pasi kishte fituar të parin.
Gjakova ishte favorit, por Akhadov realizoi Waza-ari pas një kundërsulmi.
Akili në raundin e parë të kategorisë deri 73 kilogramë e kishte përballë xhudistin e Algjerisë, Messaoud Redouane Dris. Ndaj tij fitoi pas afro gjashtë minutave luftë me aksion për “Waza-ari”, por tashmë është përsëhndetur me Grand Slamin e Parisit.
Laura Fazliu është ndalur gjithashtu herët në Grand Slamin e Parisit në xhudo.
Në luftën e parë në kategorinë deri 63 kg, Laura përballë e kishte japonezen Masako Doi. Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Japonezja fitoi me mbërthim, duke e zënë në pozitë të papërshtatshme Laurën. Edhe Laura, njëjtë si Flaka Loxha, në këndin e trajneres e kishte Majlinda Kelmendin.
Për Majlindën është gara e parë seniore si trajnere.