Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNjë punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

Një person ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.policia ka arrestuar pronarin e kompanisë

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Ndërkohë, policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku ishte duke punuar viktima.

“Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments