Një ëmbëlsirë me vlera ushqimore dhe pa shumë kalori. E shijshme dhe e lehtë në përgatitje
Përbërësit (për dy persona):
▪ ½ banane (e pjekur mirë),
▪ 130 g kos,
▪ 120 ml qumësht tërshëre apo bademi,
▪ 1lugë kakao pluhur,
▪ 1 lugë mjaltë,
▪ 2 lugë fara chia.
Për dekorim: banane, pemë mali, çokollata e gërryer.
Përgatitja:
Në një enë të madhe shtypeni bananen (më mirë është të jetë pak më e pjekur).
Shtoni kosin dhe qumështin e tërshërës dhe të gjitha përzieni. Pastaj shtoni kakaon, mjaltin dhe farat chia.
Të gjitha përzieni mirë që të bashkohen dhe që farat chia të mos ngjiten në kokrra.
Futeni të ftohet në frigorifer së paku 4 orë (ose gjatë gjithë natës).
Shërbejeni të zbukuruar me banane të shtypur, me pak pemë të freskëta mali sipas dëshirës dhe me çokollatë të grirë apo të gërryer.