Mediumi i madh zviceran “Blick” ka shkruar për suksesin e skiatores, Kiana Kryeziu, që do bëhet femra e parë që garon në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Edhe pse është vetëm 17-vjeçare, Kryeziu ka nisur të bëjë historinë me Kosovën.
Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick“, Kryeziu e vlerësoi paraqitjen si një ëndërr të bërë realitet.
“Një ëndërr e bërë realitet. Në shtetin tim, skijim është i ngadaltë, por sigurisht ka nisur të bëhet i rëndësishëm”.
Tutje, Kryeziu theksoi se nuk njeh askënd në Zvicër, mirëpo që njeh futbollistët që luajnë për Kombëtaren e Zvicrës.
“Sigurisht e njoh Xherdan Shaqirin, edhe pse nuk luan për Kosovën”.
Në fund, Kryeziu zbulon idhullin e madh dhe tha që ndihet krenare që përfaqëson shtetin e Kosovës në Olimpiadë.
“Lara Gut-Behrami është idhulli im. Jam krenare që përfaqësojë shtetin tim në Olimpiadë”