Policia në Kamenicë ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ndërkaq policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Kamenicë, 06.04.2021 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.