Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRama i prezanton nënkryetarët dhe drejtorët, thotë se Prishtinës do t’i shtohen...

Rama i prezanton nënkryetarët dhe drejtorët, thotë se Prishtinës do t’i shtohen edhe disa drejtori të reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sot në një konferencë për media, ku ka folur rreth emërimit të drejtorëve të rinj

Rama ka deklaruar se negociatat me partnerin e koalicionit (PDK-në), kanë zgjatur një kohë të konsiderueshme.

“Mbas një kohe të konsiderueshme të negociatave me partnerët tanë të koalicionit, sot kam kënaqësinë të prezantoj ekipin tim të drejtorëve, që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës”, ka deklaruar Rama.

Rama sot ka treguar emrat e të gjithë drejtorëve të Komunës, përveç atij të Kulturës, për të cilin ka thënë se do të vendoset gjatë ditëve në vijim.

“Alban Zogaj nënkryetar, Donjeta Sahatçiu nënkryetare, Arbër Sadiki drejtor i Urbanizmit, Mimoza Sylejmani drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Krenar Gjaferi drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Besianë Musmurati drejtoreshë e Arsimit, Doruntinë Maloku drejtoreshë e Pronës, Ilirik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike, Granit Rugova drejtor i Sportit, Donat Lushaku drejtor i Kadastrit, Adelina Sahiti, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku drejtor i Shhëndetësisë, Valbona Makolli drejtoreshë e Financave, Florian Dushi drejtor i Inspeksionit, Plator Gërdovci drejtor i Zhvillimit Rural (drejtori e Bujqësisë), Donika Çeta drejtoreshë e Parqeve, Bersant Beka drejtor i Administratës”, ka deklaruar Rama.

I pari i Prishtinës deklaroi se do të shtohen edhe disa drejtori në Komunë.

“Jemi në analiza të drejtorive ose të nevojave, e kemi pa që na duhet ta kemi edhe një drejtori që është e dedikume për rini, një drejtori për qytetin e mençur, një për biznes në ndërlidhshmëri edhe me investime prej jashtë, me diasporë. Jemi duke e shqyrtu edhe aspektin e sigurisë, për shkak se qentë endacakë janë një problem shumë i madh ndoshta që duhet t’i dedikohet një drejtori e saktë. Këto po i diskutojmë dhe do të marrim shumë shpejt vendim”, ka thënë Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments