Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKur LVV thoshte se pushteti policor po e arreston Molliqajn dhe kërkonte...

Kur LVV thoshte se pushteti policor po e arreston Molliqajn dhe kërkonte lirimin e tij

Kur Dardan Molliqaj ishte njëri nga zyrtarët më të lartë të Vetëvendosjes, kjo parti thoshte se pushteti policor po e arreston atë dhe kërkonte me ngulm lirimin e tij. Tani kur në pushtet është Vetëvendosje, ish-partia e Molliqajt, ai u arrestua sërish mbrëmë nga dhjetëra policë para ambienteve të Televizionit 7 teksa po bëhej gati të jepte intervistë në emisionin ‘Pressing’.

Në maj të 2015-ës, kur ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj ishte arrestuar, Lëvizja Vetëvendosje akuzonte pushtetin e atëhershëm për përndjekje të qytetarëve në mbrojtje të shtetit të kapur.

Por nga VV-ja janë përkujdesur që komunikatat ku kërkonin lirimin e Molliqajt t’i fshijnë nga uebfaqja zyrtare e partisë.

Poashtu, në vitin 2016, VV e konsideronte pushtet policor qeverinë e Isa Mustafës kur kishte arrestuar Dardan Molliqajn, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës që është ngritur kundër këtij regjimi. Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen të burgosur për shkak se kanë qenë në ballë të këtij fronti”, thuhej në komunikatën e VV-së të datës 18 shkurt 2016.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, u arrestua mbrëmë para zyreve të Televizionit 7, ku ishte ftuar si mysafir në emisionin ‘Pressing’ për të diskutuar mbi protestën e mbajtur të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments