Qytetarët në komunën e Prishtinës janë duke rrezikuar jetët e tyre gjersa janë duke ecur nëpër trotuare!
Nga reshjet e shumta të borës gjatë mëngjesit së djeshëm, trotuaret sot në qender të Prishtinës janë mbuluar me akull.
Siç duket kompania e mirëmbajtjes dhe komuna nuk janë interesuar që t’i pastrojnë ato.
IndeksOnline ju sjell disa fotografi nga qendra e Prishtinës, ku qytetarët mezi ecin nga akulli, me frikën që mund të rrëzohen në çdo hap që bëjnë.