Portali lokal, “Mitropol” raporton se minatorët protestues ndodhen në Polici, pas arrestimit.
Drejtori i Trepçës, Enis Abdurrahmani kishte urdhëruar udheheqësin e Njësisë Biznesore Minierat me Flotacuion, Nexhat Dedia që t’i suspendoj përkohësisht nga puna të gjithë protestuesit.
Sipas dokumentit te siguruar ekskluzivisht nga Mitropol, ky vendim erdhi pasi dreitori Abdurrahmani vlerësonte se greva e minatorëve ishte e paarsyeshme.
“Për mosrespektimin e urdhëresës, do te ndërrmeren
masa adekuate ligjore”, thuhej në dokument.
Mitropol kontaktoi me Sekretarin e Trepçës, Fuad Halitin por i njejti ndodhej në pushim vjetor, ndërkaq Mitropol tentoi të kontaktojë edhe me udheheqësin e Njësisë Biznesore Minierat me Flotacuion, Nexhat Dedian, por i njejti ishte i paçasshëm në telefon.