Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeAbdixhiku në takim me Lajçakun e Escobarin bën të ditur qëndrimin e...

Abdixhiku në takim me Lajçakun e Escobarin bën të ditur qëndrimin e LDK-së për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryetari i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga LDK-ja, thuhet se Abdixhiku i ka njoftuar Lajçakun dhe Escobarin për qëndrimet e partisë së tij karshi procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

Abdixhiku ka deklaruar se finalja duhet të përfshijë njohjen reciproke në kufijtë aktual të Republikës së Kosovës dhe të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Kryetari Abdixhiku i njoftoi për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike, me theks të veçantë për procesin e dialogut, me ç’rast i bëri të ditur edhe njëherë që LDK-ja mbështet procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës. LDK mbetet partnere kredibile e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në proceset e rëndësishme të vendit”, thuhet në komunikatë.

Lajçak dhe Escobar sot kanë takuar edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn.

Ata kanë arritur në Prishtinë të hënën, ku janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Ndryshe, vizita e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Pas Kosovës, Escobar dhe Lajçak do të shkojnë në Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments