Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i shoqëruar nga Emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar kanë takuar dje shefen e shtetit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajcak ka shkruar se me shefen e shtetit, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështjen e të pagjeturve, kurse me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për mënyrat më të mira se si dialogu mund të shërbejë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Në Kosovë, sëbashku me Emisarin Escobar takova presidenten Vjosa Osmani me të cilën përpos çështjeve tjera u pajtuam në nevojën për të përshpejtuar punën për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Lajcak.
“Në takimin e përbashkët EU-SHBA me kryeministrin Albin Kurti diskutuam për mënyrat më të mira se si ta shfrytëzojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve tutje në 2022”, ka shkruar ai.
Lajcak poasht ka shkruar se me Bislimin kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Në takimin tonë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ishte mundësi e mirë të vazhdohet biseda jonë intensive për çështjet praktike të dialogut që ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne poashtu diskutuam për përgatitjet për takimet e ardhshme të dialogut”, ka shkruar Lajcak