Ditën e djeshme Komisioni i Rithemelimit të PD-së kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit me LSI-në të drejtuar nga Monika Kryemadhi, për të garuar nën një logo të quajtur “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit.
“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që: 1. Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022. 2. Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” 3. Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet në marrëveshje.