Siç duket ka përfunduar periudha e muajit të mjaltit të Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat, pasi një numër në rritje lojtarësh janë të pakënaqur dhe të frustruar me menaxhimin e tij.
Dihet tashmë publikisht se Romelu Lukaku është i pakënaqur me gjermanin, trajner që fitoi çmimin si më i miri nga FIFA për vitin 2021.
Sipas The Athletic, Lukaku nuk është i vetmi lojtar i pakënaqur në dhomën e zhveshjes së Bluve.
Disa nga sulmuesit e tjerë të Chelseat janë të mërzitur me mënyrën se si Tuchel i trajton ata, duke përfshirë edhe kritikat e ashpra gjatë lojës, dhe se kjo i ka bërë ata të vuajnë dhe të kenë mungesë besimi, duke hezituar të marrin edhe rreziqe.
Ndryshimi i shpeshtë i lojtarëve, por edhe pozitat e tyre ka ndikuar gjithashtu që disa lojtarë të mendojnë të largohen nga klubi.
Lukaku foli në Sky Italia për zhgënjimet e tij në dhjetor, ndërsa Hakim Ziyech refuzoi të festonte golin e tij të fundit kundër Brighton.
Si skuadër, Chelsea ka patur një rënie të lehtë kohëve të fundit, duke fituar vetëm tre nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier. Kjo ka bërë që ata të bien nga gara për titull pasi aktualisht janë 10 pikë prapa Manchester Cityt në renditje, pasi kanë luajtur edhe një ndeshje më shumë.
Tuchel e di se një seri rezultatesh pozitive do të rivendoste unitetin në skuadër, por kur ta kesh mbështetjen e lojtarëve kjo do të arrihej më lehtë.
Kështu që duke marrë në konsideratë stilin e tij të menaxhimit dhe mënyrën se si ai jep komente.
Tani në shkurt rritet edhe numri i ndeshjeve, pasi klubi do të luajnë në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe Ligën e Kampionëve.