Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetNesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca pritet të fillojë në orën 15:00 me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

4.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

5.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

7.    Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

8.    Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

9.    Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments