Sulmuesi, i cili aktualisht është duke luajtur në Turqi te Adana Demirspor, ka marrë ftesën e parë nga Azzurrët që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte luajtur 62 minuta kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Mancini e njeh shumë mirë Balotellin, pasi kanë bashkëpunuar në të kaluarën te Interi dhe te Manchester City.

 

31-vjeçari e ka shasnin për t’u bërë lojtar i rëndësishëm te Italia në ndeshjet e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Azzurrët duhet fillimisht ta mposhtin Maqedoninë e Veriut që më pas të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi.