Në mënyrë që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo vitaminë, patjetër duhet të krijohen kushte optimale në sistemin tretës, veçanërisht në zorrën e hollë.
Ja si të merrni vitaminë D!
1. Hani ushqime të pasura me fibra
Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa e rëndësishme është kjo! Fibrat prebiotike janë ushqimi i preferuar i mikrobiomës sonë dhe marrja e tyre garanton që do të funksionojë ashtu siç duhet. Frutat, perimet, bishtajoret dhe farat janë të gjitha ushqime me fibra të larta që duhet t’i hani çdo ditë.
2. Pini vitamina me yndyrë cilësore
Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj suplementi shpesh do të jetë në formën e një kapsule që përmban një lloj vaji. Është e rëndësishme që yndyra të jetë e cilësisë së mirë, madje edhe nëse merrni vitaminë D në formën e një pilule “të thatë”, merrni me vete pak vaj ulliri. Trupi do të absorbojë 32 për qind më shumë!
3. Merrni probiotik
Në këtë mënyrë, ju do t’i siguroni trupit gjithçka që i nevojitet që mikrobioma të funksionojë në mënyrë optimale. Në trup ka nga 300 deri në 500 lloje mikroorganizmash, secili prej tyre ka “kërkesat” e veta, por të gjithë i duan probiotikët.
4. Merrni magnez
Ky mineral është thelbësor për përdorimin e vitaminës D në trup. Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez, po shpenzoni para për një suplement të vitaminës D!