Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,569 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 195 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 qytetarë të prekur me Covid-19, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë fituar 347 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.