Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova9 mijë e 795 vaksina u administruan në 24 orët e fundit...

9 mijë e 795 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar edhe 9 mijë e 795 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 456 mijë e 845.

824 mijë e 278 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments