Wednesday, March 5, 2025
HomeLajmeKosova7 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – Policia arreston...

7 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – Policia arreston disa persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar të kenë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje, Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Graçanicë, Gjilan, Ferizaj, Deçan dhe Gjakovë.

Nga njoftimi është bërë e ditur edhe se nga këto raste janë arrestuar gjashtë persona, nga të cilët tre janë dërguar në mbajtje.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 04.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graçanicë / 04.03.2025 – 22:30. Dy viktima dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga djali, përkatësisht vëllai i tyre mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan / 04.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Gjilan / 04.03.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 03.03.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se  ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan / 04.03.2025 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj prindërve të saj. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në trajtim mjekësor në repartin psikiatrik në Spitalin e Pejës.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 04.03.2025 – 20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments