Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme7 korriku, PD: Sulmet ndaj protestës faktojnë suksesin e saj

7 korriku, PD: Sulmet ndaj protestës faktojnë suksesin e saj

Protesta e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha ka qenë në qendër të debateve ditët e fundit, ku më e diskutuar ka qenë pjesëmarrja.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka një përgjigje për të gjitha sulmet që sipas tij i janë bërë protestës së 7 korrikut, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë massive.

Sulmet ndaj protestës faktojnë suksesin e saj.  Pjesëmarrja masive në protestën e lirisë përçoi mesazhin e shpresës dhe nevojën për ndryshim. Kjo faktohet edhe nga sulmet e kordinuara të aparatit shtetëror me gjithë pushtetin mediatik, analistët e paguar, deputetët e PS dhe në krye të sulmuesve ishte Lali inceneratori.  Protesta tmerroj regjimin e Rilindjes, qytetarët janë fuqia e vërtetë. Shkojmë përpara të bashkuar për të kthyer vendin në shinat e demokracisë”, tha Balliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments