Në këtë videoadresim, Kurti thotë se sot një javë qytetarët do të jenë të kutia e votimit dhe aty secili do të marr vendim, i cili, sipas tij, për jetën e përditshme ka rëndësi më të madhe se 14 shkurti, shkruan “Indeksonline”.
“Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”, thuhet ndër të tjera në këtë adresim të Kurtit.
Më tutje, ai i bën thirrje aktivistëve që pasi i kanë ndezur motorat, tash t’i ndezin edhe turbinat.
“Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, ka shtuar Kurti.
Poashtu në këtë, videoadresim, i pari i ekzekutivit ka përmendur disa nga punët e kryera të qeverisë të cilën ai e drejton.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=272514551274792