Mos e teproni me asgjë! Sado e shëndetshme që është, nëse e teproni do të iu dëmtoi.
Shumë prej nesh bien në grackën e idesë se konsumimi i frutave dhe perimeve pa limit është i shëndetshëm, por në fakt ato përmbajnë shumë sheqer.
Për fat të mirë, të gjitha efektet anësore mund të shmangen duke ngrënë me kujdes. Këto janë gjashtë ushqime që mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i konsumoni pa limit.
- Banane
Ngrënia e shumë bananeve mund të prishë dhëmbët. Ashtu si sheqeri, ky frut mund të prodhojë baktere që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Ju gjithashtu mund të keni dhimbje koke.
2 banane në ditë konsiderohet një sasi e shëndetshme.
- Tërshërë
Nëse e teproni me tërshërën, ka të ngjarë të përjetoni fryrje dhe probleme me lëvizjen e zorrëve. Një studim tregoi se simptomat e kapsllëkut mund të reduktohen ndjeshëm duke ulur sasinë e fibrave dietike. Për më tepër, konsumimi i tërshërës në sasi të mëdha kufizon përthithjen e kalciumit, magnezit dhe zinkut. Përveç kësaj, tërshëra e tepërt shkakton shtim në peshë, veçanërisht nëse shtoni shumë maja.
- Djathë
Konsumimi i një sasie të madhe djathi në përditshmëri, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky lloj ushqimi është i pasur me yndyrna të ngopura që janë të njohura për shkaktimin e sëmundjeve koronare të zemrës. Djathi gjithashtu shkakton urth për shkak të hormonit të quajtur kolecistokinin, i cili lëshohet gjatë ngrënies.
- Oriz
Edhe pse orizi është i shijshëm, ai në fakt përmban shumë pak vitamina. Nëse hani shumë oriz, e privoni veten nga të gjitha vitaminat e tjera. Gjithashtu nivelet e insulinës rriten. Gjithashtu, do të keni probleme me përqendrimin.
Norma është rreth 90 gram oriz në ditë.
- Brokoli
Brokoli përmban tiocianate, të cilat çojnë në prodhimin e tepërt të hormoneve tiroide. Si rezultat, mund të përjetoni rënie të flokëve, fryrje në fytyrë dhe pasoja të tjera. Edhe brokoli mund të shkaktojë bllokim të hundës dhe të provokojë alergji të tjera, si skuqje të lëkurës ose kruajtje.
Është më mirë të shmangni konsumimin e më shumë se 4 filxhanëve në ditë.
- Boronica
Boronicat mund të ulin nivelin e glukozës në gjak, gjë që është e rrezikshme për diabetikët. Manaferrat gjithashtu hollojnë gjakun, prandaj kini kujdes, veçanërisht nëse merrni ndonjë pilulë, boronicat mund të ndikojnë tek shëndeti juaj. Mund të hasni gulçim ose frymëmarrje të parregullt, pasi boronicat janë të pasura me vitaminë K.
1 filxhan me boronica në ditë është një sasi e shëndetshme.