Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë pranuar edhe 20 pacientë me koronavirus.
Nga raporti i Spitalit, bëhet e ditur se aktualisht janë të shtrirë 214 pacientë, ku prej tyre 180 janë me oksigjenoterapi, 8 në CPAP dhe 57 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë të këtij spitali.