Sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shënojë 54-vjetorin e themelimit.
Ky Universitet është edhe më i madhi në vend dhe që ka përgatitur kuadro të shumta për fusha të ndryshme.
UP-ja u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kurse tani UP-ja është anëtare e Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe po ashtu ka bashkëpunim me shumë universitete në botë.