Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 5 të vdekur nga koronavirusi dhe 207 raste të reja të raportuara nga 3067 testime, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 119, pasuar nga Lushnja me 13, Durrësi 11, Fieri 9, Saranda 8 etj.
Janë 8.655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID tre qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65-vjeçe dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 172.001 raste pozitive, prej tyre 160.628 janë shëruar, 8.655 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.718 pacientë.