5 raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Policinë e Kosovës.
Ndërsa, në Kaqanik, në orën 07:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prizren, dje në orën 20:40 është raportuar se tre vëllezër kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është ndalur në stacion policor pasi ishte i dehur ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 13:00 është arrestuar një e mitur në Obiliq pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të policisë po ashtu bëhet e ditur se në Dragash, në orën 19:30 është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje
Në Klinë, dje në orën 20:25, sipas policisë, një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi që kishte lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të policisë po ashtu ëshë bërë e ditur se në Pejë më 31.08.2021 në orën 16:00 është arrestuar një person, pasi i njëjti që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.