Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 5.287 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Kështu sipas MSH-së, numri total i dozave të administruara ka shkuar në 1.525.230.
Të vaksinuar me dozën e parë janë 834 qytetarë, teksa me të dyja dozat janë vaksinuar 691.004 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 16 raste pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 45 persona, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive është 481.