Sunday, November 24, 2024
HomeBota46 euro shpërblim nëse bind dikë të vaksinohet kundër COVID-19 në Zvicër

46 euro shpërblim nëse bind dikë të vaksinohet kundër COVID-19 në Zvicër

Qeveria zvicerane ka filluar të ofrojë stimuj për njerëzit që sjellin miqtë, fqinjët, kolegët e punës dhe anëtarët e familjes për t’u vaksinuar.

 

“Të gjithë mund të ndihmojnë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose anëtar të familjes për përfitimet e vaksinimit,” tha qeveria, duke vënë në dukje se ky lloj bashkëpunimi i popullatës do të shpërblehet.

Tani e tutje, çdo personi që vjen për t’u vaksinuar kundër koronavirusit do t’i kërkohet të emërojë një person që i ka motivuar të vaksinohen. Personit të emëruar do t’i dërgohet automatikisht një certifikatë dhuratë prej 50 frangave zvicerane (46 eurosh) shkruan Wionews.

Këto certifikata dhuratash mund të përdoren në kinema, restorante dhe vende të tjera argëtimi të listuara nga qeveritë lokale. Qëllimi i kësaj nisme të re është inkurajimi i sa më shumë qytetarëve që të dalin për tu vaksinuar. Deri tani, 58 përqind e popullsisë së Zvicrës është vaksinuar plotësisht, gjë që e bën atë një nga vaksinimet më të ngadalta në Evropën Perëndimore.

Ndërsa rastet e COVID-19 janë në rënie, qeveria është e shqetësuar për mundësinë e një rritje tjetër të rasteve për shkak të variantit Delta. Deri tani, shumica e njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) të spitaleve COVID-19 janë të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Zyrtarët po planifikojnë të shpallin një javë kombëtare vaksinimi, në të cilën gati 170 qendra të lëvizshme vaksinimi do të ngrihen në të gjithë vendin, që t’i ndihmojnë njerëzit të gjejnë me lehtësi një qendër vaksinimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments